Në Kosovë për momentin janë 21 mijë e 992 raste aktive me COVID-19, ndërsa ekspertët nga Insituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike po bënë thirrje për vaksinim për të luftuar fatalitetin nga variantin më infektues Delta.
Delta javëve që shkoi e ndihmoi situatën me pandeminë, ku brenda 12 ditëve janë infektuar 20 mijë persona.
Edhe pse më 22 gusht IKSHPK-ja kishte raportuar se Deltës i është “ndalur turri”, ata prapë nuk e mohuan se po raportohen shumë raste pozitive dhe të vdekjes, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se prej datës 18 gusht deri më datën 21 gusht në Kosovë kanë dal mbi dy mijë raste pozitive në ditë, kurse trendi mbi një mijë raste në ditë është që nga data 12 gusht, përveq 16 gushtit ku ishin raportuar shtatë mijë e 40 raste pozitive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja janë duke bërë thirrje të vazhdueshme të qytetarëve që të vaksinohen, për shkak se kjo është mënyra më e lehtë dhe e sigurt për t’i shpëtuar fatalitetit nga COVID-19.
Këtë e ka bërë me dije edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ku shtoi se qyetarët duhet t’iu shmangin konspiracionit rreth vaksinës sepse kjo po e ndalojnë vrullin e vaksinimit dhe se të gjithë vaksinat që janë në Kosovë janë të aprovuara nga institucionet më relevante nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropianë
“As një vaksinë që e kemi në Kosovë nuk përmban virus të gjallë do të thotë nuk do të mund të sëmureni me COVD-19. Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga EMA dhe FDA”.
“Metoda më e lirë dhe më efikase është vaksinimi dhe vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore dhe krijon shtresë mbrojtëse nga infeksioni, po ashtu vaksinimi krijon lehtësim të sëmundjes”, ka thënë Ramadani.
Deri më 24 gusht, Kosova ka administruar mbi 735 mijë vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht janë mbi 240 mijë persona. Një person konsiderohet i imunizuar plotësisht, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.