Ekonomia e Ukrainës mund të mbahet për pak muaj, derisa të arrijnë ndihmat ndërkombëtare.
Por megjithatë viti 2024 do të jetë më i rëndë sesa aktuali për Kievin, që do t’i duhet të mbështetet më tepër në burimet e veta.
Ukraina shpreson që ta mbulojë deficitin buxhetor prej 43 miliardë dollarësh vitin e ardhshëm, duke u mbështetur në ndihmën e huaj financiare, përfshirë 18.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian dhe më tepër se tetë miliardë nga paketa amerikane që përfshinë ndihmën ushtarake, raporton Reuters, transmeton KlanKosova.tv.
Këto paketa aktualisht janë të bllokuara, nga republikanët në Kongresin Amerikan dhe nga Hungaria në BE, por ato ka gjasë të kalojnë.
Kievi gjithashtu nuk ka në plan që të bëjë shtypje të monedhave.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.