Lajmet e fundit

Fatima Ibrahim Hadi, 12 vjeçare, e cila është e kequshqyer dhe peshon vetëm 10 kilogramë, qëndron ulur në shtrat në një klinikë në Aslam, në provincën veriperëndimore të Hajjah, Jemen, 17 shkurt 2019. (REUTERS / Khaled Abdullah)[/caption]
[caption id="attachment_1195591" align="alignnone" width="1200"]
Enia Joaquin Luis, 11 vjeçare, zgjohet përkrah motrës së saj Luisa, 6 vjeçare, nën çarçafë plastikë që i mbrojnë ato nga shiu teksa qëndrojnë në një strehë tek stendat e Ringut në Buzi, Mozambik, më 23 Mars 2019. Numri i vdekjeve kishte arritur në 417 pasi Cikloni Idai kapoloi Mozambikun më 14 Mars 2019, duke përmbytur mijëra kilometra katrorë. Gjashtë javë më vonë, vendi u godit nga një stuhi e dytë, Cikloni Kenneth, që u bë cikloni më i fortë që goditi ndonjëherë kontinentin afrikan. (Foto realizuar nga Yasuyoshi CHIBA / AFP)[/caption]
[caption id="attachment_1195593" align="alignnone" width="1200"]
Një protestues sudanez me një maskë Guy Fawkes valvit një flamur kombëtar jashtë kompleksit të ministrisë së mbrojtjes në Khartoum, Sudan, 24 Prill 2019. Guy Fawkes (13 prill 1570 – 31 janar 1606 ishte anëtar i një grupi të katolikëve anglezë që planifikuan një komplot me barut në vitin 1605. (Foto nga REUTERS/Umit Bektas)[/caption]
[caption id="attachment_1195596" align="alignnone" width="1200"]
Familjet palestineze prishin agjërimin e tyre pranë një ndërtese të shkatërruar në konfrontimet e fundit midis Hamasit dhe Izraelit, në Rripin e Gazës më 18 maj 2019, gjatë muajit shenjtë të Ramazanit. /MAHMUD HAMS, AFP/[/caption]
Kujdes fotoja e mëposhtme është e ndjeshme.
[caption id="attachment_1195600" align="alignnone" width="1200"]
Trupat e migrantit nga Salvadori, Oscar Alberto Martinez Ramirez dhe vajzës së tij, Valeria në lumin Rio Bravo në Matamoros në shtetin Tamaulipas, Meksikë, 24 qershor 2019. Ramirez ishte përpjekur ta çonte fëmijën e tij në Shtetet e Bashkuara në kërkim të një jete më të mirë. Gruaja e tij, Tania Vanessa Avalos, mbijetoi pasi u shpëtua nga një mik, sipas nënës së saj. / REUTERS/[/caption]
[caption id="attachment_1195604" align="alignnone" width="1200"]
Tifozët e futbollit reagojnë pasi Algjeria fitoi ndeshjen gjysmëfinale të futbollit kundër Nigerisë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2019, në Algjeri, 14 korrik 2019. /RAMZI BOUDINA, REUTERS/.[/caption]
[caption id="attachment_1195606" align="alignnone" width="1200"]
Protestuesit me maska mbrojtëse përballen me policët në rrugë gjatë protestës ndaj projektligjit kundër - ekstradimit në Hong Kong, Kinë, 11 gusht 2019. /KIN CHEUNG, AP/.[/caption]
[caption id="attachment_1195613" align="alignnone" width="1200"]
Zjarrfikësit e ushtrisë së Bolivisë rreshtohen para se të patrullojnë një zonë ku zjarret kanë shkatërruar hektarë pyjesh në fshatin Rancho Grande në Robore, Bolivi, 24 shtator 2019. /Edgard Garrido, REUTERS/.[/caption]
[caption id="attachment_1195614" align="alignnone" width="1200"]
Një burrë i maskuar nga Kashmiri me kokën mbuluar me tela me gjemba merr pjesë në një protestë pas namazit të së premtes gjatë kufizimeve pas rrëzimit të statusit të veçantë kushtetues për Kashmirin nga qeveria indiane, në Srinagar, 11 tetor 2019. /Danish Ismail, REUTERS/.[/caption]
[caption id="attachment_1195621" align="alignnone" width="1200"]
Një grua pozon për otografi afër grafiteve me parullën në gjuhën arabe: "Këto janë gratë tona" gjatë protestave të vazhdueshme pranë Sheshit Tahrir në Bagdad, Irak, 7 nëntor 2019. /KHALID MOHAMMED, AP/[/caption]
[caption id="attachment_1195623" align="alignnone" width="1200"]
Një burrë shfaqet duke pirë një kola, derisa një polic ndjek protestuesit gjatë një demonstrate kundër qeverisë së Kilit në Santiago, Kili 4 dhjetor 2019. /GORAN TOMASEVIC, REUTERS/.[/caption]