Lajmet e fundit

Viti 2018 po del të jetë një nga vitet më të këqija gjatë këtyre 20 viteve, të historisë së kombëtares gjermane në futboll.
Pas një paraqitje të dobët në kampionatin botëror “Rusia 2018”, “ Die Mannschaft” po vazhdon me paraqitje ters edhe gjatë këtyre ndeshjeve në “Ligën e Kombeve”.
Humbja e Gjermanisë ndaj Francës, ishte e gjashta pas humbjes nga Brazili, Austria, Meksika, Koreja e Jugut.
Rikthimi i rezultati në 2 me 1 nga “gjelat”, ishte një makth i vërtetë për selektorin Joachim Low,që mund t’i kushtojë edhe me shkarkim, shkruan goal.com, përcjellë Klan Kosova.
Të martën mbrëma Toni Kroos zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1 me 0 për pancerët.
Por prishja e festës u bë nga Antonie Griezmann, i cili shënoi dy herë për Francën.