Gjithmonë do të mbahet mend për ngjarje të papritura, vdekje të më të famshmëve që lanë gjurmët e tyre në art.
Viti 2016-të, i ka sjellë botës momente të panumërta, të cilat me siguri se do i sjellin ekranit edhe filma të bazuara në ato çaste.
Periudha 12 muajshe me numrat 2016-të, ka shpërfaqur në ekranet e kinemasë botërore filma të mrekullueshëm, të cilët sigurisht emrat do t’i kenë edhe në titrat e Akademisë së Filmit, duke rrëmbyer ndonjë statujë të artë Oscar.
La La Land
Historia e një vajze me emrin Mia, një aktore ambicioze dhe e Sebastianit, një muzikant i përkushtuar i muzikës jazz, përpëliten që t’i realizojnë ëndrrat e tyre, në një qytet që njihet se mbytë shpresën dhe thyen zemrat. Me regji të Damien Chazelle dhe me yje si Ryan Gosling, Emma Stone e John Legend, ky film është një histori e paharrueshme dashurie në Los Angeles.
Moonlight
Një i ri përballet me disfunksionalitetin në jetën e tij familjare, në një epokë të “Luftës dhe Drogës” në Miami. Historia përqendrohet në përpjekjen e tij për ta gjetur veten në tre kapitur vendimtarë të jetës së tij, derisa e përjeton ekstazinë, dhimbjen, bukurinë e të rënit në dashuri dhe ballafaqimin me seksualitetin e tij.
Jackie
Pas vrasjes së bashkëshortit të saj, bota e Jackie Kennedy shkatërrohet plotësisht. E traumatizuar dhe në zi, ajo pas vdekjes së burrit duhet të përballet me të paimagjinueshmen: t’i ngushëllojë fëmijët e saj dhe ta planifikojë funeralin e të shoqit. Për shtatë ditë, Jackie rolin e së cilës në filmin e regji të Pablo Larrain e luan Natalie Portman, do ta determinojë historinë e saj, duke e vendosur se si do të mbahet në mend.
Snowden
Snowden, është një film thriller politik, që zbulon historinë e patreguar të Edward Snowden, figurës polarizuese që ekspozoi të dhëna që shokuan publikun. Duke hedhur në opinion aktivitetet ilegale te NASA’s, ai u bë njeriu më i kërkuar në botë. Nga disa konsiderohet hero, e nga të tjerë tradhtarë. Pavarësisht cilën anë mbajnë, filmi me regji të Oliver Stone e me lojën e aktorit Joseph Gordon-Levitt, është i parezistueshëm.
Rogue One: A Star Wars Story
Ish shkencëtari Galen Erso, jeton në një fermë me gruan e tij, dhe vajzën e tyre Jyn. Ekzistenca e tij paqësore, vihet në sprovë kur i ligu Orson Krennic, ia rrëmben familjen. Shumë vjet më vonë, Galen është drejtuesi i armaturës më të fuqishme në galaksi, “the Death Star”.
Manchester By The Sea
Lee Chandler, është një njeri që tërë kohën rri me nerva, dhe punon në Boston. Një ditë, ai merr një thirrje nga qyteti i tij i lindjes. Vëllait të tij i ka pushuar së rrahuri zemra, dhe ai është emëruar si guardiani i nipit të tij 16 vjeçar. Sikurse të humbte të vëllanë dhe të përballej me dyshimet rreth rritjes së një tinejxheri, rikthimi në të kaluarën e rihapë një tragjedi të dhimbshme.