07.03.2018 · përditësuar para 3048 dite1 min lexim
12 vjet pasi ai vdiq gjatë gjykimit të tij për krime lufte, Sllobodan Millosheviq, u shfaq për publikun përsëri, por këtë herë si një personazh në një dramë muzikore.
''Slobodan Show'', shkruar nga Jelena Bogovac, fokusohet më shumë në raportet personale të Millosheviq me gruan e tij Mirjana Markoviq, vajzën Marija dhe djalin e tij Marko, se sa me politikën që e bëri atë famëkeq, njofton Klan Kosova.
Në këtë shfaqje teatrale, morën pjesë rreth 200 serbë të Kosovës.
Të pranishmit shprehën ndjenja të përziera në lidhje me këtë dramë muzikore e cila u shfaq në Graçanicë.
Kjo dramë fillon me Mirjanan duke i thënë burrit të saj ''Mos shko në Kosovë'', dhe më pas duke shtuar ''Ai nuk më dëgjoi'', njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.