Është vetëm fillimi i fushatës zgjedhore, por kryeministri Albin Kurti, në përpjekje për të marrë një mandat tjetër, tashmë është shterë.
Zëri i tij ka filluar të humbasë.
Fjalimet në para-fushata e fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti i filloi me mburrje për arritjet e mandatit 4 vjeçar, duke pasuar me tonalitet të lartë e bindës me zotimet për mandatin e ri.
Pikë e fortë e Kurtit siç duket janë punët e qeverive të kaluara, siç i quan ai dështime, e që nuk lë tubim pa i përmendur e përqeshur.
Por, kryeministri Kurti po mundohet të gjejë një armik, pasi po sulmon mediat, bizneset dhe shoqerinë civile.
Fjalimi që u përmend cep më cep, ishte atë që e tha në Mitrovicë, ku edhe u veçua për ngritjen e zërit teksa fliste përballë qindra qytetarëve.
Madje shumëkush e krahasoi me liderin e Gjermanisë Naziste, Adolf Hitler.
Pati lëvdata të shumta për qeverinë e tij, por zotimet që nuk arriti t'i realizojë po tenton t'i bëjë në qeverisjen e re.
U premtua ndërtimi i autostradave për Gjilan, Pejë e Gjakovë.
Por Kurti fillimisht paska ndërmend që të përfundojë kah pranvera hekurudhën që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
Gjilani ka mbetur pa stadium të ri tash e sa vite, a do të bëhet me një të ri, kjo mbetet të shihet. E ata gjyshër që do të kujdesen për mbesat e nipërit e tyre, “do të shpërblehen nga Kurti”.
Shumën prej 500 milionë euro, Kurti e ka ndarë mendjen t’i shfrytëzojë për investime në Brezovicë.
Aferat për të cilat është akuzuar gjatë qeverisjes i hodhi prapa shpine e me fytytrë përballë popullit i vazhdoi lëvdatat për kabinetin e tij, me të cilat bindshëm synon fitoren.
https://www.youtube.com/watch?v=e4PRvt5B-hY
●●●
HASHKRIMI NGA
herolind ademi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.