Gjermani-Skoci do të jetë ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian.
Kjo sfidë do të luhet të premten në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00.
Skocezët tashmë kanë filluar festën në Munih ende pa filluar ndeshja. Sipas mediave gjermane thuhet se 200 mijë skocezë janë në sheshet e qytetit, teksa një pjesë e madhe prej tyre nuk pritet të jenë brenda në stadium.
“Gjithçka është e qetë dhe paqësore”, tha një zëdhënës i policisë.
“Por, për shkak të turmave të mëdha, policia duhej të mbyllte shpejt Marienplatz në qytetin e vjetër në mënyrë që të mos kishte tifozë të lënduar. Nuk dihet se sa do të zgjasë mbyllja”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.