Lajmet e fundit

20 persona kanë mbetur të vdekur në sulmin me raketa të Rusisë në Odesa të Ukrainës.
Një ndihmës dhe një punonjës i shërbimeve të urgjencës ishin në mesin e atyre që vdiqën, ndërsa të paktën 75 persona u plagosën, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper për televizionin kombëtar.
Të paktën 10 shtëpi në Odesa u dëmtuan nga raketat Iskander-M, sipas Kiper, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Pasi raketa e parë goditi shtëpitë, mbërriti një raketë e dytë, duke synuar ata që kishin ardhur në vendngjarje për të ndihmuar viktimat.
Teknika e gjuajtjes së një rakete të dytë në të njëjtin vend njihet nga ushtria si një goditje e dyfishtë. Ajo synon të godasë shpëtimtarët dhe civilët e tjerë.
Moska ka pohuar vazhdimisht se forcat e saj nuk synojnë zonat civile, pavarësisht dëshmive për të kundërtën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se rusët pas sulmit do të merrnin një "përgjigje të drejtë" nga forcat e Kievit.
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në Odesa, një qytet port jugor me rreth një milion banorë.