Dje, ish krerët e UÇK-së u paraqitën në Gjykatën Speciale në Hagë për të dhënë fjalën e tyre përmbyllëse lidhur me akuzat e ngritura, në një minutazh prej 20 minutash.
Lidhur me këtë, gazetari Shkumbin Kajtazi, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se megjithëse 20 minuta mund të duken të pakta, mesazhet që u dhanë ishin shumë të fuqishme.
“20 minuta për secilin prej tre akuzuarve mund të duken pak, por mesazhet kanë qenë të mjaft fuqishme, dhe kanë përfshirë disa fusha shumë të nevojshme për t’u paraqitur i gjithë konteksti i periudhës për të cilën ata akuzohen, pra ne e pamë që ish presidenti Hashim Thaçi, foli për aspektin historik të asaj periudhe dhe për rëndësinë historike të saj, dhe vlerën e rëndësinë e UÇK-së për çlirimin e Kosovës, dhe si për aleatët tanë përparimorë që janë përshkruar në këtë proces të rëndësishëm”, tha Kajtazi.
https://youtu.be/KrCAUyJ40vk
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.