Lajmet e fundit

Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest ka filluar mbrëmë edicionin e katërt, i cili organizohet në kuadër të Autostrada Bienniale (Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor). Autostrada Biennale është një autostradë inovative në mes të Bienales së Stambollit, Venecies e Prizrenit, që kërkon të zgjojë energjinë krijuese të Kosovës, rajonit e më gjerë.
Pikë referente e mbrëmjes së parë të festivalit ishte kalldrëmi, që përbën identitetin historik të rrugëve të Prizrenit, që prej shekujsh mbart kujtime, duke pasuruar trashëgiminë e këtij vendi.
ata e parë, pjesë e kampanjës “Kalldrëm” u karakterizua nga rrëfimet e prizrenasve në skenë, për të vazhduar me muzikë jazz, interpretuar nga Ilir Bajri, Fation Miftari,Tomor Kuçi, Visar Kuçi, Enes Bajramliq dhe Labinot Sponca.