Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19.
Tutje, në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë 1 mijë 562 raste të reja me koronavirus, ndërkohë 1 mijë e 186 qytetarë janë shëruar, transmeton Klankosova.tv.
Janë kryer 4 mijë e 210 testime, ndërkaq 10 mijë e 288 raste janë aktive.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.