Ndeshja mes Holandës dhe Suedisë është në përfundim e sipër, ndërsa Tulipanët janë duke shënuar fitore me rezultat 4-1, ndeshje kjo e vlefshme në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror.
E për këtë ndeshje, gazetari Arlind Sadiku në lidhje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur edhe për inkuadrimin e lojtarit të kombëtares së Suedisë i cili ka prejardhje shqiptare.
“Lajmi i fundit nga ShBA-ja është që një futbollist shqiptar, i ri, debutoi në Kampionatin Botëror. Besfort Zeneli i cili u inkuadrua në lojë për Suedinë”, tha Sadiku.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.