Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë valës së fundit të pandeminë, 37 nëna të infektuara me COVID-19 lindën 38 fëmijë, njofton Klankosova.tv.
"Gjatë kësaj kohe, gjinekologjia kishte gjithsej 103 paciente, për të cilat u përkujdes një ekip i përbërë nga gjinekologë, neonatologë, infektologë, pulmologë dhe anesteziologë." njofton SHSKUK nëpërmjet një postimi me Facebook.
Tutje bëhet e ditur se 16 lindje u kryen në mënyrë normale, ndërsa 21 me operacion.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.