Lajmet e fundit

Prej tyre, mbi 10 milionë euro janë paguar nga kategoria e investimeve kapitale, ndërsa pjesa tjetër nga mallrat dhe shërbimet dhe subvencionet e transferet.Auditori vlerëson se pagesat për borxhin kryesor është dashur të realizoheshin nga kategoria e pagave, ndërsa shpenzimet për përmbarim dhe interes nga mallrat dhe shërbimet. Sipas ZKA-së, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosplanifikimit të mjeteve buxhetore për këto obligime dhe mospagesës së tyre në kohë, çka kishte bërë që zyrtarët policorë t’u drejtoheshin gjykatave dhe përmbaruesve, transmeton Klankosova.tv. Raporti potencoi se klasifikimi i gabuar i shpenzimeve shtrembëron pasqyrat financiare dhe mund të ndikojë në vendimmarrjen e menaxhmentit. Një tjetër gjetje lidhet me pagesën e shtesave për kushte specifike të punës për zyrtarët e suspenduar. Megjithëse Policia e Kosovës kishte ndërprerë këto pagesa pas rekomandimeve të auditimit të vitit paraprak, ZKA ka konstatuar se 19 zyrtarë të suspenduar vazhduan të përfitonin shtesën edhe pas muajit korrik, ndonëse nuk ushtronin më detyrën dhe nuk ishin të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë. Vlera e këtyre pagesave arrin në 2 mijë e 620 euro, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, auditori ka evidentuar se 58 zyrtarë policorë të suspenduar kanë vazhduar të kompensohen me 50 për qind të pagës edhe pas afatit maksimal gjashtëmujor të paraparë me Udhëzimin Administrativ. Në disa raste, sipas raportit, zyrtarët vazhdojnë të jenë të suspenduar që nga viti 2022, ndërsa MPB nuk ka ndërmarrë masa për zgjidhjen e statusit të tyre. ZKA-ja ka identifikuar një sërë parregullsish në MPB, të cilat, sipas raportit të auditimit, kanë ndikuar në rritjen e kostove buxhetore, dobësimin e kontrollit financiar dhe mospërputhje në proceset e prokurimit publik dhe menaxhimit të pasurisë. Sipas raportit, paqartësitë në udhëzimin administrativ që rregullon rastet kur procedurat penale zgjasin më shumë se gjashtë muaj kanë krijuar kosto shtesë për buxhetin e Policisë së Kosovës. Klikoni KËTU për ta lexuar të plotë raportin.