Lajmet e fundit

Anijet kanë filluar të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po udhëtojnë përgjatë ‘Autostradës’ Jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e pastër. Ka edhe zona të tjera udhëtimi”, shkroi Trump.Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më strategjike për tregtinë globale të naftës, pasi një pjesë e madhe e eksporteve botërore të energjisë kalojnë përmes saj. Çdo zhvillim që ndikon në sigurinë e kësaj rruge detare përcillet me vëmendje të madhe nga tregjet ndërkombëtare dhe vendet eksportuese të naftës. Pritet që në orët dhe ditët në vijim të publikohen më shumë të dhëna mbi lëvizjen e anijeve dhe ndikimin që marrëveshja SHBA-Iran mund të ketë në stabilitetin e rajonit dhe tregjet globale të energjisë.