Tetë ndeshje, katër barazime.
Kështu u karakterizua xhiro e 18-të e kampionatit elitar të futbollit italian, Serie A.
Kjo javë solli edhe dis rezultate të njejta, njofton Klankosova.tv.
Empoli humbi nga Genoa me rezultat 1-2, kurse me të njejtat shifra, Parma e mposhti Monzan.
Udinese barazoi 2-2 me Torinon, sikurse edhe skuadra tjetër torineze, Juventus, që e përfundoi duelin ndaj Fiorentinas, 2-2.
Lazio e Atalanta e mbyllën takimin me rezultat 1-1, njejtë siç u kry edhe ballafaqimi ndërmjet Milanit dhe Romës.
Fitore me rezultate më ndryshe, korrën dy ish-kampionët e fundit të Italisë.
Interi e mundi si mysafir Cagliarin, 0-3, kurse Napoli para tifozëve të vetë, triumfoi 1-0, raporton Klankosova.tv.
Liga kryesore italiane e futbollit, vazhdon edhe nesër edhe me dy ndeshje.
Como e pret Leccen e Bologna, Veronën.
Të dyja këto duele transmetohen në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
Art Motion.
E para nis në orën 18:30, kurse e dyta në 20:45.
[caption id="attachment_2467221" align="alignnone" width="2000"]

Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.