Të shtunën një person është arrestuar në Ferizaj pasi u raportua se kishte plagosur motrën e tij me armë zjarri.
Policia e Kosovës sot njofton se gjatë intervistimit, i njëjti ka deklaruar se plagosja kishte ndodhur aksidentalisht.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishek.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
https://klankosova.tv/plagosi-motren-arrestohet-i-dyshuari-ne-ferizaj/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.