Federata e Futbollit të Kosovës, ka uruar të gjithë komunitetin futbollistik e më gjërë, për Vitin e Ri 2025.
Me anë të një video-adresimi, urata e të parit të FFK-së, Agim Ademi, karakterizohet me ambiciet për ta rritur progresin e sportit numër një, gjatë vitit të ardhshëm, njofton Klankosova.tv.
"Të vazhdojmë së bashku me përkushtim për të ngritur futbollin kosovar në nivele të reja dhe për të realizuar ëndrrat e brezave të rinj që ndjekin pasionin e tyre me topin në këmbë. Qoftë një vit i mbarë, i mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese të reja për ju dhe familjet tuaja", shkruhet në faqen zyrtare të FFK-së.
Ademi ka falenderuar të gjithë komunitetin sportiv në Kosovë, për punën dhe angazhimin e tyre, që futbolli kosovar të arrijë suksese.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.