Regjimi iranian u ka bërë thirrje qytetarëve të tyre të formojnë zinxhirë njerëzorë rreth centraleve energjetike në vend, në një kohë kur tensionet me ShBA-në dhe Izraelin janë përshkallëzuar ndjeshëm.
Paralelisht, Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Donald Trump ka paralajmëruar se “një civilizim i tërë do të vdesë” në Iran nëse regjimi nuk arrin një marrëveshje për rihapjen Ngushticës së Hormuzit, transmeton Klankosova.tv.
Trump kërcënon ashpër: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, nëse Irani refuzon marrëveshjen – Klan Kosova
Ndërkohë, sulmet ushtarake janë intensifikuar, Israeli ka konfirmuar se ka goditur infrastrukturë hekurudhore dhe ura në Iran, ndërsa ShBA ka ndërmarrë sulme të reja ndaj ishullit Kharg, një nyje kyçe për eksportin e naftës iraniane.
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit – Klan Kosova
Sipas
CBS news, vetëm gjatë së martës, janë raportuar të paktën 18 viktima civile si pasojë e sulmeve.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.