Qytetarët ferizajas tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19 apo i njohur si Koronavirus.
"Kjo pasiqë me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet e dyshuara me COVID-19".
"Njëkohësisht, ekipet profesionale te mjekëve vazhdimisht po ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e nga ku doli konstatimi i bazuar nga raportet e punës se Ferizaj ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19. Këtë konstatim shprehu koordinatori lokal për këtë çështje, njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi".
"Apeli për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur daljet e panevojshme është mëse i domosdoshëm për ta tejkaluar më lehtë këtë situatë. Kujdes PO, panik JO!", thuhet në një njoftim të Komunës së Ferizajt, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.