Jedlica thotë se ai nuk do të ndalë operacionet kirurgjike deri sa të bëhet 100 % plastik.
Deri tani, ai ka pasur 190 operime pa përfshirë atë të fundit.
Ai ka operuar 5 herë hundën, ka realizuar implant të krahëve dhe shtimin e mjekrrës.
Operacioni i tij i fundit ka përfshirë katër implante brenda kurrizit të tij, të gjitha të vetë–projektuara duke dashur që të japë “iluzionin e krahëve".
"Unë kam projektuar operacionin tim vetë dhe kam bërë një implant të madh nën muskuj dhe dy implante të vogla. Doja efektin e të pasurit krahë mbi kurrizin tim” tha ai.
34 vjeçari ishte filmuar para, gjatë dhe pas operacionit për një reality show amerikan.
"Ai ka kryer qindra operacione" shpjegon kirurgu, Dr Leif Rogers për DailyMail, transmeton Klan Kosova.
"Arsyeja që ai më gjeti mua është se unë kam qenë i gatshëm të provojë diçka që nuk është bërë më parë”.
"Unë pothuajse nuk kam një pjesë të trupit tim që nuk kam intervenuar" thotë Jedlica.
Por ai insiston se ende ka një rrugë të gjatë për të shkuar derisa të bëhet i përsosur.
"Unë kam fituar reputacionin se jam një i varur I kirurgjisë plastike ekstreme në botë dhe unë dua të vazhdojë të shtyjë kufinjtë” shprehet ai, transmeton Klan Kosova.
"Si një artist mua gjithmonë më ka pëlqyer piktura dhe skulptura ndërsa kirurgjia plastike është një zgjerim i krijimtarisë sime” përfundon Jedlica.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.