Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve 18 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 891 raste të reja nga 13 mijë e 120 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 483 pacientë dhe janë vaksinuar 15 mijë e 967 qytetarë, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani janë administruar gjithsej 794 mijë e 812 doza të vaksinave, ku 528 mijë e 625 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë 267 mijë e 979.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.