Gjatë muajt mars, në policinë e Ferizajt, janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.
Këto raste përfshijnë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.
Siç bën të ditur policia përmes njoftimit, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë qenë të raportuar 22 raste, apo 18.18 për qind zbritjes të rasteve të dhunës në familje, përcjell Klankosova.tv.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thuhet në njoftim.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.