Një 17 vjeçare me origjinë shqiptare ka shkëlqyer në skenën e "X Factor Greece" mbrëmjen e djeshme duke i lënë të gjithë të mahnitur.
Jody Lulati është bërë pjesë e kompeticionit "X Factor" në shtetin fqinj. Ajo këndoi këngën "You know I’m no good" të Amy Winehouse dhe juria e përgëzoi dhe dha vlerësime shumë pozitive.
17 vjeçarja fitoi zemrën e anëtarëve të jurisë: Christos Mastoras, Melina Aslanidou, Michalis Tsausopoulos dhe George Theofanous. Të katërt mentorët i dhanë "PO" për kalimin e fazës së parë të konkurrimit.
https://www.youtube.com/watch?v=BZdenPPZEhQ
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.