17 të vdekur u regjistruan në 24 orëshin e fundit në vend.
Prej tyre dy janë nën moshën 30 vjeçare, teksa ata që po trajtoheshin në Klinikën Infektive kanë qenë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi e të intubuar.
Numër më i lartë se i kësaj të premte ishte shënuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur 22 pacientë humbën betejën me pandeminë.
Gjatë ditës numri i rasteve pozitive ishte më i ulët se i ditëve të kaluara, njësoj sic u bënë edhe teste më pak. Por gjithë kjo valë e shpejtë stërmbushi spitalet, që sipas U.D drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, kanë ardhur rreth 20 mijë pacientë për 10 ditë, që i bie 1/5 e atyre që u trajtuan që nga fillimi i pandemisë, e që për sistemin shëndetësor është i papërballueshëm.
Aktualisht në vend janë afro 20 mijë e 500 raste aktive me Covid-19, ndërkaq morën kurën me dy doza kundër kësaj sëmundje 243,650 persona.
https://youtu.be/X_QMqN68ZXE
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.