Ambasada e Kosovës në Washington, D.C. ka bërë të ditur se kryetarja e kryeqytetit amerikan, Muriel Bowser, ka vendosur që 17 shkurti të njihet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës në këtë qytet.
Sipas njoftimit, vendimi vjen si reflektim i progresit që Kosova ka shënuar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, raporton Klankosova.tv.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Ambasada e Kosovës ka shprehur mirënjohje për këtë vendim, duke falënderuar kryetaren Bowser për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si festë në Washington, D.C.