Lajmet e fundit

"Janë larguar përkohësisht, por besoj që shumë shpejt do të kthehen në punë. Ka ndodhur një dallim mes tyre dhe menaxhmentit. Jemi në bisedime me menaxhmentin dhe besoj që shumë shpejt do të kthehen në vendin e tyre të punës", tha ai për klankosova.tv.
Ndërkaq, Klan Kosova ka mësuar se arsye e suspendimit të tyre kanë qenë disa kërkesa që punonjësit në fjalë ia kanë parashtruar menaxhmentit.
Stafi ka pasur tri kërkesa, që janë: uniformat, fuqia punëtore dhe kërkesa e tretë ka të bëjë me orët e punës, duke thënë se brenda 40 orëve nuk kanë mundësi shëndetësore të punojnë 24 orë.
Në vendimin për largimin e përkohshëm nga puna si arsye përmendet tejkalimi i autorizimeve të dhëna nga punëtorët dhe refuzimi pa arsye të justifikuar për kryerjen e detyrave të punës dhe zbatimin e urdhërave të punës të lëshuara nga personat kompetentë.