Lajmet e fundit

22 -vjeçari Collin Clarke ka kërkuar gjithmonë të ketë një trup të formësuar e plot me muskuj dhe të jetë një “body-builder”.
Megjithatë fakti se Collin vuan nga sindromi Doën e ka bërë atë që kjo ëndërr ndoshta për dikë krejt e zakonshme për të të jetë më e vështirë.
Me gjithë forcën e muskujve të reduktuar ai ka arritur që me përkushtimin e madh, vullnetin dhe punën të ketë një trup shumë të formësuar.
Ai ka humbur 27 kg vetëm gjatë vitit të kaluar ndërsa tashmë do të garojë edhe në një garë të “body-buildingut”.
“Ndihem mrekullueshëm. Gjithmonë kam dashur ta arrijë këtë, është një ëndërr e imja qysh kur isha fëmijë” ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka shtuar se vazhdimisht ka ndjekur body builderët anë e mbanë botës ndërsa ka edhe një këshillë për të gjithë.
“Mos u dorëzoni kurrë, mos ndaloni kurrë, provoni më shumë, jepni më shumë forcë dhe thjesht jepni më të mirën tuaj” ka përfunduar ai.