Lajmet e fundit

Janë 16 lloje të lumturisë që së bashku e forcojnë shëndetin, sugjeron hulumtimi i ri.
Autori i këtij hulumtimi, profesor Anthony Ong nga Weill Cornell Medicine thotë që ka shumë lloje tël umturisë, dhe përjetimi i disa gjendjeve të ndryshme emocionale mund ta reduktojë rrezikun e personit ndaj çrregullimeve, duke mos bërë që një emocion të dominojë në jetën e tyre emocionale.
Hulumtimi i bërë nga Weill Cornell Medicine analizoi ditaret e 175 personave mes moshave 40 dhe 65, të cilët për çdo ditë ranguan shkallën e 16 emocioneve pozitive që i kanë ndjerë në ato 24 orë.
Ata e mbajtën një ditar të tillë për 30 ditë dhe rezultatet zbuluan që përjetimi i një rangu të gjerë të emocioneve pozitive dukshëm e redukton nivelin e inflamacioneve tek personi.
Ndërkaq, këto 16 emocione janë:
Entuziazmi
Interesi
Vendosmëria
Argëtimi
Ngazëllimi
Inspirimi
Vigjilenca
Aktiviteti
Forca
Krenaria
Vëmendshmëria
Lumturia
Relaksimi
Të qenit gazmor
Të marrit gjërat shtruar
Qetësia