Trepça po vazhdon të dëshmojë dominimin e saj në basketbollin vendor. Që nga viti 2021, skuadra mitrovicase ka arritur të luajë plot 15 finale radhazi në të gjitha garat ku ka marrë pjesë – kampionat, Kupë e Kosovës, Ligë Unike dhe Superkupë.
Ky është një tregues i qartë i stabilitetit dhe vazhdimësisë së klubit në nivelet më të larta të garës. Në një periudhë katërvjeçare, “xehetarët” jo vetëm që kanë qenë pretendentë, por kanë qenë vazhdimisht protagonistë në ndeshjet vendimtare për trofe, raporton Klankosova.tv.
Suksesi i Trepçës besohet se lidhet me organizimin e brendshëm, punën e stafit teknik dhe përkushtimin maksimal të lojtarëve në çdo sezon.
Për më tepër, mbështetja e jashtëzakonshme nga tifozët ka qenë një shtysë e madhe në momentet kyçe.
Arritja e 15 finaleve radhazi konfirmon mentalitetin fitues të klubit dhe ambicien për të qenë gjithmonë në majë. Trepça vazhdon të ndërtojë një epokë të suksesshme, duke e bërë prezencën në finale një standard të zakonshëm. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.