Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Gazës e drejtuar nga Hamasi ka thënë se të paktën 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në një spital të Gazës gjatë ditëve të fundit.
Zëdhënësi Ashraf al Qidra tha se ai "ka frikë për jetën" e gjashtë fëmijëve të tjerë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Kamal Adwan, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut paralajmëroi se e gjithë popullsia e Gazës ishte në rrezik nga uria.
Ndërkaq, Izraeli thotë se nuk vendos kufizime në sasinë e ndihmës së lejuar në Gaza.