Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli në nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës kanë publikuar bashkëpunimin “1432 engjëj”.
Nënë e bijë kanë sjellë bashkëpunimin me tekst e me videoklip emocionues për nder të shtetësisë së vendit.
E ftuar në studion e "Ora Shtatë" në Klan Kosova, Besiana bëri të ditur se kënga është dedikim për 1432 fëmijët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë.
E frymëzimin për një këngë të tillë, e kishte marrë kur ka lexuar poezinë e Faruk Tashollit.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon më poshtë:
https://youtu.be/csn9lRr9iNo
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek yje dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.