Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit shënohet sot më 10 qershor, ku bëhen 143 vjet që nga mbajtja e kësaj ngjarje historike.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në nder të kësaj ngjarje do të organizojë një ceremoni e cila do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të jetë në Lidhjen e Prizrenit.
Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qendrore të jetës politike e kulturore të vendit.
Në vijim agjenda e ceremonisë:
Date: 10 qershor 2021
Vendi: Prizren - Kompleksi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Ora: 10:50
10:50 Homazhe te shtatorja e prijësve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
11:00 Intonimi i Himnit
Fjale hyrëse, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
Hajrulla Çeku, Ministër i Kultures, Rinise dhe Sportit
Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës se Prizrenit
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit te Republikës se Kosoves
11:25 Recital, z. Armend Baloku, aktor
11:40 Vizite ne ndërtesën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Prezantim i veshjeve te Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit te bardhe, Matit, Hotit e Grudës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.