Lajmet e fundit

Kremlini është zotuar të hakmerret pas një vale sulmesh vdekjeprurëse ukrainase të shtunën.
Ajo akuzoi forcat e Ukrainës për granatimet e Belgorodit, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 45 të tjerë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Kievi nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi situatën e krijuar.
Dy fëmijë ishin mes të vdekurve në qytetin kufitar rus, tha guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov në një deklaratë në mediat sociale.
Po ashtu sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin, njoftuan mediat shtetërore.