Juristja Anita Shabani Cacaj deklaroi në emisionin Kosova Today në Klan Kosova se ka qenë e qartë edhe më herët që qeveria aktuale nuk ka pasur qasje serioze.
Duke iu referuar çështjes së zgjedhjes së Presidentit, për të cilën kanë mbetur edhe 14 ditë afat, ajo tha se nuk sheh zhvillim nga ekzekutivi në këtë drejtim.
“Është ditur edhe më herët, për shkak se tentativat për qeverisjen aktuale asnjëherë nuk kanë qenë serioze, marrë parasysh se si inciativë, për krijimin e institucioneve, fillimisht është dashur të bëhet një marrëveshje me partitë opozitare në mënyrë që kur të jemi në pikën kur duhet zgjedh presidenti, të kemi një marrëveshje paraprake, pra mos të presim ditën e fundit, në mënyrë që të kërojmë interpretim nga Gjykata Kushtetuese “ ka thënë Shabani Cacaj.
Detajet mund t'i gjeni në videon e mëposhtme:
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.