Lajmet e fundit

Kosova do të përfaqësohet me pesë garues nga xhudo në Olimpiadën “Tokio 2020”.
Së fundi është Akil Gjakova që ka siguruar një ‘biletë’ për këtë ngjarje madhore, shkruan Klan Kosova.
Pas këtij suksesi, është trajneri Driton Kuka i cili me anë të një postimi, ka përgëzuar garuesit e tij për suksesin e arritur.
“Zyrtarisht u konfirmuan Normat Olimpike nga IJF. Kosova e vogël plot pesë Norma Olimpike në sportin e xhudos. Sporti i cili ka sjell çdo medalje të mundshme për shtetin tonë të ri, sporti që ka tejkaluar dimensionet sportive tash e shumë kohë më parë”, ka shkruar mes tjerash Kuka në postimin e tij.
Nga data 23 korrik e deri më 8 gusht në kryeqytetin e Japonisë Tokio do të mbahen Lojërat Olimpike.