Rastet me COVID-19 në Kosovë dita-ditës po shënojnë ngritje, njëjtë po ndodh edhe me rastet e vdekjeve, ku vetëm sot 36 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus.
Ndërkaq, ajo që e bën edhe më kritike situatën është se vetëm brenda kësaj jave janë shënuar plot 132 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë, pra nga e hëna e 23 gushtit deri të dielën e 29 gushtit, njofton Klankosova.tv
Dita e sotme, pra e diela, është dita kur janë regjistruar më së shumti vdekje prej koronavirusit në Kosovë, ndërkaq më së paku për këtë javë janë shënuar të martën, por prapë me një numër dyshifror, 13.
Sipas ekspertëve shëndetësorë e vetmja zgjidhje, për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës, është vaksinimi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.