Keith Urban dhe Nicole Kidman, po festojnë përvjetorin e 13-të të martesës.
“13 vjet magjike, muzikë, romancë, aventurë dhe zbulim i vazhdueshëm i dashurisë së pastër”, ka shkruar Urban në Instagram, së bashku me një fotografi me gruan e tij duke u përqafuar.
Edhe aktorja ndau një foto në Instagram dhe shkroi: “Gëzuar përvjetorin zemër”.
Kidman dhe Urban u martuan në vitin 2006 dhe kanë dy fëmijë bashkë.
Ndërsa ata janë të martuar për më shumë se një dekadë, çifti ka arritur të mbajë gjallë magjinë, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BzJJmMeJpA4/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.