Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.
Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.