Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shqipëri, konkretisht në fshatin Mjedë të Shkodrës.
Një 13 vjeçar është mbytur aksidentalisht derisa po lahej në lumin Drin, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv
"Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.