Lajmet e fundit

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka thënë se të paktën 13 persona u vranë në shpërthimin jashtë spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.
Një deklaratë e Hamasit tha se forcat izraelite shënjestruan "një kolonë ambulancash që po transportonte të plagosurit" nga Al-Shifa drejt Rafah në Rripin jugor të Gazës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka goditur një ambulancë, e cila thotë se po përdorej nga operativët e Hamasit.
BBC Verify ka verifikuar video grafike që tregojnë njerëz të plagosur rëndë dhe ndoshta të vdekur të shtrirë jashtë spitalit.