Lajmet e fundit

13 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë mbeten të zhdukur pasi një varkë u fundos në Jemen të martën, tha të dielën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Varka me emigrantë, 25 etiopianë dhe dy jemenas, po lundronte në brigjet e provincës Taiz të Jemenit në jugperëndim, tha IOM.
Trupat e 11 burrave dhe dy grave, u gjetën përgjatë brigjeve të ngushticës Bab al-Mandab - një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për dërgesat globale të mallrave, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.