Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin "Winter", duke goditur një grup kriminal që shiste kokaine dhe kanabis në doza, kryesisht afër shkollave në Kavajë. Gjatë operacionit, u arrestuan 13 persona, një tjetër u vu në hetim dhe një është shpallur në kërkim.
Në vijim të hetimeve, janë sekuestruar gjithashtu 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e narkotikëve, 19 celularë dhe 3 silenciatorë. Hetuesit dyshojnë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shisnin doza të lëndëve narkotike kryesisht në afërsi të shkollave dhe në zona të tjera të Kavajës.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e personit në kërkim, ndërsa materialet u kaluan për veprime të mëtejshme.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.