Lajmet e fundit

"Mendoj që nuk është befasi e madhe, besoj që një pjesë e opinionit e ka pritur ka qenë e qartë që ka brenda LDK-së janë dy linja që nuk pajtohen. Këtë e vërejtëm në rastin e para disa muajsh, ku Abdixhiku nëse nuk gabohem mori 55% të votave të delegatëve. Ajo që më befasoi më shumë është deklarata e Hazirit më pastaj dy deklarata kontradiktore që flasin për konfuzion brenda LDK-së. Ai fillimisht i deklaroi REL që janë të gatshëm që nëse LVV pajtohet që Abdixhiku të kandidohet si president dhe si kandidati i dytë ai, por më pastaj vetëm 2 orë më vonë e demantoi me një shkrim në Facebook në faqen e tij. Nuk e demantoi por doli me tezën që kandidate për presidente mbetet Osmani", tha ai.Sipas tij, deklaratat e Lutfi Hazirit dëshmojnë që brenda LDK-së ka përçarje dhe konfuzion të brendshëm.
"Kjo flet që kemi përçarje, por edhe konfuzion. Fakti që një nga figurat kryesore të LDK-së, brenda 2-3 ore ndërron qëndrimin në mënyrë radikale, tregon që ka gjendje s'po them kaotike, por...", shtoi Koci.