Lajmet e fundit

Më 12 shtator do të zhvillohet dueli i radhës në boks në mes të Floyd Mayweather dhe Andre Berto.
Mayweather është afër arritjes së rekordit të Rocky Marciano prej 49 fitoreve, ndërsa kundërshtari i tij ka 30 fitore dhe tre humbje.
“Premtoj se do të bëjë çmos që të jap më të mirën nga vetja, ashtu sikur kam bërë gjithmonë” ka thënë Berto.
Rekordin prej 49 fitoreve e mban amerikani Marciao i cili dha fund karrierës së tij pa pësuar asnjë humbje.
Kësaj rruge është edhe Mayweather i cili po ashtu thuhet që babai i tij ka paralajmëruar pensionimin e boksierit.
“Ai është i ri, i fortë dhe i etur për fitore, unë kam 48 fitore dhe do të arrij edhe të 49-tën” ka thënë Mayweather, transmeton Klan Kosova.