Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Bruksel për një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ky takim vjen menjëherë pas postimit të saj në “X” ku tha se do të merrte pjesë në takimin e tij me Donald Trump, nesër në Uashington, transmeton Klankosova.tv.
Von der Leyen është një nga disa udhëheqës evropianë që thanë se do të shkojnë në takim.
Ndërkaq bëhet e ditur se Zelensky dhe Von der Leyen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.