24.05.2021 · përditësuar para 1871 dite2 min lexim
Një studim tregon se qentë mund të ndikojnë në luftën kundër COVID-19. Në një bashkëpunim në mes London School of Hygiene & Tropical Medicine, University Durham dhe grupit Dogs Medical Detection, shkencëtarët përfunduan fazën e parë të studimit duke parë nëse, qentë mund të jenë në gjendje të nuhasin dhe identifikojnë koronavirusin.
Në këtë studim morën pjesë gjashtë qen të cilët ishin në moshën katër deri në gjashtë vjeç.
Ata ishin të racave Labrador, Golden Retriever dhe Cocker Spaniel. Sipas studiuesve qentë ishin në gjendje të merrnin aromën e COVID-19 pas gjashtë deri në tetë javë të trajnimit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në testet e fazës së parë, qentë kishin për detyrë të zbulonin virusin në mostrat e veshjeve dhe maskave. Studiuesit shikuan se a ishin në gjendje qentë të bënin dallimin në mes mostrave pozitive dhe atyre negative.
"Rezultatet janë jashtëzakonisht emocionuese”, ka bërë të ditur James Logan, udhëheqës i këtij projekti.
Qentë treguan një normë ndjeshmërie rreth 82% -94% në zbulimin e COVID-19. Në analizën kimike, virusi tregoi një erë “të veçantë”.
"Qentë mund të zbulonin COVID-19 me shpejtësi dhe saktësi të jashtëzakonshme", tha Logan .
Autorët e studimit tregojnë se një test PCR është ende "standardi i artë" për zbulimin e virusit, por besojnë se qentë mund të ofrojnë një mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë për të kontrolluar koronavirusin.
Young tregoj se kërkimi nuk ishte "për t'u nuhatur".
"Pyetja kryesore është se a do të funksionojë kjo mënyrë në botën reale edhe mbi njerëzit, e jo vetëm në mostrat e çorapeve dhe këmishave?" tha ai.
Virusi mund të infektojë qenët, që mund këto testime mund të jenë të rrezikshëm për ta që, tregoj në një deklaratë Mick Bailey, profesor në Shkollën Veterinare të Universitetit të Bristol, i cili nuk ishte pjesë e këtij hulumtimi. Dy ekspertët për CNN bënë të ditur se qentë nuhatin infeksione në përgjithësi, dhe në bazë të studimeve të mëhershme ata mund të zbulojnë infeksionin COVID-19.
Faza e dytë e këtij studimi do të përfshijë jo vetëm mostrat e veshjeve, por edhe testimin e aftësive të zbulimit të qenve mbi njerëzit e infektuar në të vërtetë me COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
https://edition.cnn.com/2021/05/23/health/covid-19-sniffing-dogs/index.html
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.