Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 117 mijë e 777 persona të hospitalizuar gjatë së martës të cilët janë të prekur me koronavirus.
Kjo paraqet numrin më të lartë njëditor dhe ditën e 21-të radhazi po ashtu që Amerika ka mbi 100 mijë persona të shtrirë nëpër spitale, transmeton Klan Kosova.
Këto janë pesë ditët me numrin më të madh të hospitalizuarve:
22 dhjetor: 117 mijë e 777
21 dhjetor: 115 mijë e 351
17 dhjetor: 114 mijë e 459
18 dhjetor: 113 mijë e 955
19 dhjetor: 113 mijë e 929
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.