Lajmet e fundit

Kostumi i famshëm i tij prej smokingu dhe kapele tashmë e ka një çmim. Veshjet e Charlie Chaplin do të dalin në shitje me një çmim prej 115 mijë funtesh, transmeton Klan Kosova.
Komiku londinez i cili ka vdekur në 1977 në moshën 88 vjeçare, është paraqitur për herë të parë në skenë në vitin 1910.
Kostumi i Charlie Chaplin ishte menduar që të vishej nga mentori i tij Billie Ritchie, kur të dy së bashku do të performonin së bashku në një shfaqje.
Richie do të luante rolin e një të pastrehu kurse Charlie Chaplin rolin e një pijaneci të pispillosur, mirëpo asnjëri nuk ishte i kënaqur me rolin e tij, prandaj ata vendosën t’i ndërrojnë rolet. Kostumi ishte qepur nga gruaja e Ritchie-t, Winifred.
Këpucët e Charlie-t ishin të mëdha dhe ai vendosi që t’i vishte mbrapshtë, dhe kështu lindi një ikonë komike.